Mesfushori i Barcelonës, Paulinho është duke menduar rikthimin te Super Liga e Kinës pasi ka pranuar një ofertë “multi milionëshe”.
Sipas raporteve nga mediat spanjolle, vlera e mesfushorit qendror është rritur këtë verë për shkak të performanacve të tij në Kampionatin Botëror “Rusia 2018” me skuadrën kombëtare të Brazilit, transmeton portali arbresh.info.
Gjiganti katalunas tani beson se ata mund të shesin ish lojtarin e Tottenhamit për 50 milionë euro këtë verë, duke fituar 10 milionë nga lojtari të cilin e transferuan nga Guangzhou Evergrande vitin e kaluar.
Megjithatë, pavarësisht dëshirës së klubit për shitjen e mesfushorit qendror, trajneri Ernesto Valverde thuhet se dëshiron të mbajë në skuadër Paulinhon.
Barcelona mund të ketë vetëm tre lojtarë jo evropian në skuadrën e tyre, ndërkohë që Philippe Coutinho, Yerry Mina dhe së shpejti, Arthur, do të mbushin këto vende, andaj një lojtar duhet të largohet./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...