Barcelona me vështirësi për rinovimin e kontratës me Dembelen

17:40 | 12 Korrik 2023
KRG

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, u ndal te situata e Ousmane Dembele, duke treguar për vështirësitë që po kalojnë në bisedime.

Sulmuesi anësor, ka edhe një vit kontratë me kampionët e Spanjës, ndërkohë që e do PSG me kërkesë të trajnerit Luis Enrique.

“Ai ka menaxherë të vështirë, nuk është e thjeshtë të negociosh me ta. Jemi në bisedime për rinovimin e kontratës, shpresojmë të zgjidhet sa më shpejt kjo çështje”.

“Por, unë jam i mendimit se do të zgjasë deri në fund arritje e akordit për nënshkrimin e kontratës së re. Xavi është i lumtur me Dembele, edhe unë jam. Ai është një futbollist që e duan të gjithë. Jam një fans i madh i tij”.

“Këtë e dinë edhe agjentët e francezit. Ky është shkaku pse po na bëjnë presion, por ne nuk do e humbasim logjikën. Duhet të ruash qetësinë në këto lloj operacionesh”, ka thënë Laporta.

26-vjeçari luan në “Camp Nou” prej vitit 2017 kur u transferua nga Borussia Dortmundi për 135 milionë euro. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme