Barcelona ka arritur fitore të vështirë 3-2 kundër Elches në kuadër të xhiros së 18-të të LaLigës.
Katalanasit arritën të shënojnë dy gola të shpejtë, në minutën e 16-të, Ferran Jutgla shënoi golin e parë të ndeshjes dhe të parin të tijin në karrierë për ekipin e parë të Barcelonës.
Ndërsa, Gavi shënoi një super solo gol në minutën e 19-të të rezultatin 2-0.
Në pjesën e dytë, Elche arriti të shënonte brenda dy minutave dy gola dhe të barazonte rezultatin.
Jose Morente shënoi fillimisht në minutën e 62-të, pastaj Pere Milla në minutën e 63-të për 2-2.
Por, Nicolas Garcia shënoi tjetër gol për Barcelonën pesë minuta pa përfunduar ndeshja për rezultatin përfundimtar 3-2, duke i arkëtuar kështu tre pikë tjera blaugranëve.
Me këtë fitore, Barcelona gjendet në vendin e shtatë me 27 pikë, ndërsa Elche në vendin e 16-të me 15 pikë të grumbulluara./Arbresh.info
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...