Barcelona është duke përgatitur ofertën e parë për sulmuesin e Inter, Lautaro Martinez.
Klubi katalunas që një kohë ka interesim për Martinez, i cili dëshiron të luajë pranë gjashtë herë fituesit të Topit të Artë, Lionel Messi.
Kampioni i Spanjës e sheh argjentinasin si zëvendësimi adekuat i Luis Suarez, që ka mbushur 33 vjet në janar, transmeton portali arbresh.info.
Sipas FCInterNews, Barcelona ka përgatitur 70 milionë euro plus dy lojtarë për 22-vjeçarin.
Dy lojtarët e përfshirë në marrëveshje janë Arturo Vidal dhe Nelson Semedo që nuk janë shumë të kënaqur te Barcelona.
Kiliani ka vlerën 20 milionë euro, ndërsa portugezi 40 milionë, që në total janë 130 milionë euro.
Kujtojmë që klauzola e Martinez është 111 milionë euro./arbresh.info.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...