Google ADS

Barcelona me njoftim rreth të ardhmes së klubit nëse Katalonia shkëputet nga Spanja

09:45 | 22 Tetor 2017
Arbresh Info

Gjiganti evropian është i vendosur për të vazhduar qëndrimin në kampionatin spanjoll pavarësisht thirrjes së regjionit për pavarësi.

Presidenti i klubit, Josep Maria Bartomeu ka konfirmuar se Barcelona nuk ka ndërmend të largohet nga La Liga, transmeton portali arbresh.info.

Presidenti ka njoftuar që statusi i Barcelonës në La Liga është i garantuar
Presidenti ka njoftuar që statusi i Barcelonës në La Liga është i garantuar

Thirrja e regjionit për pavarësi ka ngjallur spekulimeve rreth të ardhmes së klubit në ligën më të madhe të futbollit spanjoll. Pavarësisht sugjerimeve të mëparshme që klubi mund të luaj diku tjetër në të ardhmen, Bartomeu hodhi poshtë të gjitha këto në një takim të mbajtur të shtunën.

“Mund të jeni të sigurt që ky bord do të veproj gjithmonë në mbrojtje të klubit”, tha fillimisht ai.

“Ne nuk do të vendosim asnjëherë në rrezik prezencën e klubit. Kjo është arsyeja, tek të gjithë anëtarët e klubit, dua të them se ne dëshirojmë të luajmë në La Liga, dhe deri sot, pozita jonë [në La Liga] është e garantuar”

“Është reciprokisht e dobishme për La Ligan dhe Barcelonën për të vazhduar lidhjen”

Njerëzit me flamuj katalunas gjatë një parade
Njerëzit me flamuj katalunas gjatë një parade

Presidenti i La Ligas, Javier Tebas kishte pretenduar që skuadrës nuk do t’i lejohet të vazhdoj në La Liga nëse fitohet pavarësia e Katalonisë. Megjithatë, Jaume Roures i ‘Mediapro’, aktualisht bartësi i të drejtave ndërkombëtare për La Ligan, nuk ka menduar madje një ligë pa Barcelonën.

“Unë nuk mund ta pranoj mundësinë e një La Lige pa Barcelonën dhe Real Madridit, pa marrë parasysh se çfarë ndodhë apo çfarë flitet politikisht”, tha Roures.

“Barcelona dhe Real Madridi ka një raport dashuri-urrejtje. Ata kanë nevojë për njëri-tjetrin, ata kanë nevojë për La Ligan dhe sporti spanjoll ka nevojë për rivalitetin e tyre”

“Nuk do të ishte e njëjtë nëse nuk do të kishte Clasico, me jehonën golave të kësaj loje”

Barcelona aktualisht është në krye të tabelës në La Liga me 25 pikë nga nëntë ndeshjet e zhvilluara deri tani./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme