Barcelona do të jetë pa disa lojtarë kryesorë në derbin ndaj Real Madridit, shkaku i lëndimeve të tyre.
Skuadra katalunase ka njoftuar se Sergi Roberto ka pësuar lëndim në muskulin e këmbës së djathtë.
Mesfushori i konvertuar në mbrojtës do të mbetet jashtë fushës për dy deri në katër javë, që i bije se nuk do të jetë i gatshëm për takimin ndaj Los Blancos.
Blaugranasit dhe madrilenët do të takohen të dielën e javës së ardhshme nga ora 21:00 në Santiago Bernabeu.
❗ BREAKING NEWS | MEDICAL ANNOUNCEMENT
@SergiRoberto10 has injured an adductor muscle in his right thigh?Full story: https://t.co/A6yuxDXc8D pic.twitter.com/QKHkLd8XMn
— FC Barcelona (@FCBarcelona) February 23, 2020
Përveç Robertos, te Barcelona do të mungojë edhe Luis Suarez, që thuajse e ka humbur sezonin, e që bashkë me të është edhe Ousmane Dembele, gjersa në dilemë mbetet paraqitja e Jordi Alabas.
Edhe Zinedine Zidane nuk mund të llogarisë në Eden hazardin që pësoi lëndim ndaj Levantes, e të njëjtën gjë e ka edhe Rodrygo Goes që është ndëshkuar me karton të kuq te Castilla.
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?