Barcelona me buxhet rekord

10:29 | 14 Shtator 2017
Arbresh Info

Të hënë, bordi i Barcelonës aprovoi prezantimin e tij për Kuvendin e Anëtarëve që do të zhvillohet më 21 dhe 22 tetor në Palau Blaugrana.

Pjesë e prezantimin do të jetë edhe buxheti rekord prej 897 milionë euro që aktualisht ka nevojë vetëm për aprovimin final, transmeton portali arbresh.info.

Presidenti Jose Maria Bartomeu pritet të prezantojë një buxhet rekrod
Presidenti Jose Maria Bartomeu pritet të prezantojë një buxhet rekrod

Data do të vendoset menjëherë pasi La Liga të konfirmojë ditën kur do të zhvillohet ndeshja Barcelona – Malaga.

Nga fundi i mandatit të tij si president, Josep Maria Bartomeu kishte premtuar se gjiganti katalunas do të ketë një buxhet vjetor prej 1,000 milionë euro dhe shifra e fryrë e këtij viti nuk duhet të jetë një befasi./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme