Barcelona ka marrë një tjetër lajm të keq, ku gjatë ditës së sotme është bërë e ditur se futbollisti i tyre, Ferran Torres është lënduar.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi blaugran përmes një njoftimi në faqet zyrtare të klubit në rrjetet sociale, shkruan Arbresh.info
Barcelona njofton se Torresi ka një problem muskulor.
“Ferran Torres e mbylli ndeshjen e së shtunës me një problem muskulor. Duke qenë se problemi nuk është zhdukur, lojtari sot iu nënshtrua rezonancës magnetike dhe është zbuluar një dëmtim i vogël në shputën e tij, që do të thotë se ai do të jetë i padisponueshëm derisa të shërohet lëndimi”, shkruhet në njoftimin e klubit katalanas.
Një datë për kthimit e tij nuk është dhënë derisa futbolli ka pushim disa ditë.
Të drejtuarit e Hansi Flick rikthehen në aksion me 4 janar ku do të përballen me Barbastro në kuadër të Kupës së Mbretit, teksa katër ditë më vonë do të ketë punë me Bilbaon në Superkupën e Spanjës./Arbresh.info
Ferran Torres ended Saturday’s game with a muscle issue. As the problem has not gone away, the player today underwent magnetic resonance and a small injury to his soleus has been detected, meaning he will be unavailable until the injury has healed. pic.twitter.com/1y8dxjTfg8
— FC Barcelona (@FCBarcelona) December 24, 2024
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...