Liverpooli mund të fitoj edhe 30 milionë euro shtesë nga marrëveshja me Coutinhon që bëri që ylli brazilian t’i bashkohet Barcelonës janarin e kaluar për 110 milionë euro – plus bonuset.
‘Daily Mirror’ raporton se njëra nga këto bonuse është e lidhur me performancën e “Blaugranëve” në UEFA Ligë të Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.
“Redsat” kanë pranuar përafërsisht 5 milionë euro kur Barcelona u kualifikua sezonin e kaluar në Ligë të Kampionëve dhe e njëjta gjë do të ndodhë në fund të sezonit 2018/19 nëse gjiganti në La Liga kualifikohet sërish .
Barcelona do të paguaj të njëjtën shumë nëse ata fitojnë kompeticionin elitë të Evropës këtë sezon, por pjesa më e madhe e bonuseve nga Coutinho varen nga performancat e tij me klubin e ri.
Në fakt, Barcelona është duke paguar çdo herë nga 5 milionë euro kur braziliani bënë 25 paraqitje për “Blaugranët”. Kjo do të thotë se kur Coutinho t’i bëjë 100 paraqitje, Barcelonës do t’i kushtoj 20 milionë euro.
Marrëveshja me Barcelonës dhe Liverpoolit rreth Coutinhos ishte finalizuar thuajse një vit më parë, por gjiganti katalunas ende nuk ka paguar tarifën e plotë për shërbimet e tij./arbresh.info/
Alex Iwobit iu zbulua dikur paga në internet dhe kishte shif...
Tentohet të vidhet banka në Korçë, policia në vendin e ngjar...
Aksident te Dheu i Bardhë, lëndohen shtatë persona
Pacolli për sulmin në Gjermani: Këta njerëz që ndryshojnë fe...
Sistemi i ri për mbrojtjen nga raketat, përforcon krahun lin...
Blerësit ankohet për çmimet, tregtarët: Ka vështirësi në fur...