Barcelona kërkon se paku 10 milionë euro nga ndonjë skuadër angleze për ta huazuar mesfushorin Philippe Coutinho.
Braziliani është i lidhur me rikthimin në Premierë Ligë për sezonin e ardhshëm, transmeton portali arbresh.info.
Arsenal është duke prirë në garë për ish yllin e Liverpool, ndërsa Manchester United dhe Chelsea janë të interesuara.
Sipas Mundo Deportivo, klubi katalunas nuk e do 27-vjeçarin, i cili kaloi këtë sezon huazim, por Bayern nuk e ka aktivizuar mundësinë e blerjes për 120 milionë euro.
Thuhet se cilado skuadër që vendos ta huazojë Coutinho-n duhet të paguajë 10 milionë euro dhe në fund të sezonit do e ketë obligimin e blerjes për 70 milionë euro./arbresh.info.
Çështjet ligjore ndaj Presidentit të zgjedhur Donald Trump, ...
SPAK sekuestron dy vilat në pronësi të Monika Kryemadhit dhe...
Policia patrullon në veri, me fokus në sigurinë e trafikut r...
Gresa, Anisës: Erdhe furishëm, pas një dite e lëshove bajrak...
Nesër Kuvendi mban dy seanca plenare
A iu ndërrua me të vërtetë Xhenetës ‘Kutia e FatitR...