Klubi i futbollit i Barcelonës ka rikthyer pas medaljet që iu dha Francisco Franco në vitet e shtatëdhjeta të shekullit të kaluar.
Bordi Ekzekutiv i klubit katalunas vendosi të kthejë pas dy medaljet e nderit nga koleksioni i tyre që u ishte dhënë nga kreu i atëhershëm famëkeq i shtetit, gjenerali Franco.
Është një medalje arit që iu është dhënë me rastin e hapjes së palestrës “Palau Blaugrana” në vitin 1971 dhe një medalje për nder të ditëlindjes së 75-të të klubit sportiv.
Lajmin për mediat spanjolle e ka konfirmuar zëdhënësi i klubit katalunas, Joseph Vives, transmeton Telegrafi.
Tërheqja e këtyre medaljeve do të konfirmohet pas votimit të aksionerëve të Blaugranave, të cilët iniciuan këtë proces.
Herën e parë që është menduar të rikthehen medaljes ishte viti 2003, kur klubi vendosi ta braktiste procesin pasi mendonin se në atë moment një veprim i tillë do të politizohej.
Ndryshe, Barcelona është një ndër klubet më të vjetra spanjolle, i cili u themelua në vitin 1899.
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...
Begaj pret ministrin Sikorskin: Vazhdim i mbështetjes për in...
Interi konfirmon lëndimin e Barellas – zbulohet se sa do të ...