Barcelona ka konfirmuar se kanë arritur marrëveshje me Bayern Munichun për huazimin e Philippe Coutinhos për sezonin e ri.
Mesfushori brazilian ka dështuar që ta tregojë veten në Camp Nou që nga transferimi në janar të vitit 2018 nga Liverpooli, andaj në këtë afat po largohet.
Lojtari u ishte ofruara disa klubeve nga Liga Premier, mirëpo marrëveshja ishte e vonuar dhe afati kalimtar përfundoi më 8 gusht.
Guillermo Amor, drejtor i marrëdhënieve institucionale dhe sportive për Barcelonën dhe zëdhënës zyrtar i klubit, ika thënë për Movistar + : “Unë mund të konfirmoj se ekziston një marrëveshje në parim në rastin e huazimit të Coutinho te Bayerni”.
Në sezonin e tij të parë të plotë me Barcën, Coutinho arriti të shënonte 11 gola dhe pesë asistime në 54 paraqitje në të gjitha garat.
Coutinho ishte përdorur shpesh në krahun e majtë dhe katalunasit e transferuan në këtë verë Antoine Griezmannin nga Atletico Madrid , me francezin që do t’i bashkohet me Ousmane Dembele si një opsion në atë pozitë.
Aksident me fatalitet në magjistralen Kaçanik – Hani i Elezi...
Policia shqiptoi 1 mijë e 128 gjoba për 28 Nëntor
Sot do të mbahet konferenca mbi çrregullimin informativ me f...
Sulmohet zyrtari policor në Shtime, të dyshuarit në kërkim
Zhduket një e mitur në Prishtinë
Një vit nga vrasja e Liridona Ademajt