Barcelona ka konfirmuar interesimin për të transferuar sulmuesin e Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang pasi dështoi ta transferoi muajin e kaluar.
Aubameyang është duke kaluar në formë të mirë në Premierë Ligë edhe pse ka disa probleme, transmeton portali arbresh.info.
31-vjeçari dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve, por nuk është duke arritur me Arsenalin të cilët janë në pozitën e 10-të në tabelë.
Nga ana tjetër, Barcelona provoi ta transferoi sulmuesin me prejardhje nga Gaboni në afatin e janarit, por nuk u pranua nga “Topçinjtë”, mirëpo do provojnë ta transferojnë verën e ardhshme.
Këtë gjë e ka konfirmuar drejtori sportiv i klubit blaugranas, Eric Abidal i cili beson që Aubameyang është i duhuri për të luajtur në pozitën e qendërsulmuesit.
“Një qendërsulmues do të vijë verës, është e nevojshme. E dimë që Suarez do rikthehet fuqishëm, por duhet të transferojmë edhe një tjetër lojtar”
“Nuk e dimë nëse do jetë i ri, disa lojtarë me kualitet kanë ardhur më herët por nuk janë adaptuar mirë. E njoh Aubameyang. Është i rëndësishëm për klubin. Është mirë të sjellim lojtar të tillë. Do të shohim çfarë do të ndodhë”
Barcelona për momentin renditët në pozitën e dytë në tabelë me 46 pikë, tri me pak se Real Madrid që është lider në La Liga./arbresh.info.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...