Barcelona kërkon yllin e Manchester City

09:33 | 27 Qershor 2018
Arbresh.info

Barcelona është duke u interesuar për ta transferuar, Gabriel Jesus të Manchester City.

Pasi u refuzuan nga francezi, Antoine Greizmann, tashmë Barcelona ka hedhur sytë në drejtim të super talentit brazilian, Grabriel Jesus, i cili është pjesë e kampionit anglez, Manchester City.

Edhe pse Barça do të dëshironte ta transferonte Jesusin, është e vetëdijshme se do të jetë tejet e vështirë ta bëjë një gjë të tillë.

Jesus është vetëm 21-vjeçar dhe pjesë e një klubi të pasur si Manchester City me plane afatgjate. /arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme