Barcelona kërkon transferimin e Angel Di Marias

22:30 | 4 Qershor 2017
Arbresh Info

Angel Di Maria i Paris Saint Germain është shfaqur si shënjestra kryesore e Barcelonës për transferim.

Barcelona, që së fundmi ka emëruar si trajner Ernesto Valverden, thuhet se do të heq dorë nga një numër i madh lojtarësh, përfshirë Arda Turanin, transmeton portali arbresh.info.

Gjiganti katalunas thuhet madje se do të shfrytëzojë sulmuesin Lionel Messi, i cili është bashkëlojtari i Angel Di Marias në Argjentinë, për të siguruar shërbimet e tij.

Di Maria ishte njëri nga lojtarët më të mirë të PSG-së në fitoren e klubit francez 4 me 0 ndaj Barcelonës në Ligë të kampionëve.

Sidoqoftë, Barcelona ishe rikthyer fuqishëm në ndeshjen e dytë duke siguruar fitore historike 6 me 1 për tu kualifikuar në gjysmëfinale./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme