Barcelona kërkon të hetohet ndeshja Malaga – Real Madrid

11:43 | 24 Maj 2017
Arbresh Info

Barcelona është duke menduar të bëjë kërkesë për një hetim formal rreth sjelljes së lojtarëve të Malagas gjatë ndeshjes së tyre finale kundër Real Madridit.

Gjithçka tjetër përveç disfatës do t’i siguronte skuadrës së Zinedine Zidanes titullin e parë në La Liga pas pesë viteve derisa nga ana tjetër gjigantit katalunas do të kishte mundësi të fitonte titullin për të tretën herë radhazi pas fitores në shtëpi ndaj Eibarit, transmeton portali arbresh.info.

Barcelona bëri punën e saj duke u rikthyer nga disavantazhi prej 2 me 0 për të fituar 4 me 2. Por, Real Madridi fitoi 2 me 0 duke siguruar titullin e 33-të në La Liga falë disa gabimeve në mbrojtje që u vunë në diskutim.

Rasti më poshtë ka marrë vëmendje shumë të madhe:

Topi i goditur nga Karim Benzema arrin te këmba e mbrojtësit të Malagas - Mikel Villanueva
Topi i goditur nga Karim Benzema arrin te këmba e mbrojtësit të Malagas – Mikel Villanueva
Mbrojtësi i Malagas, Mikel Villanueva e lejon topin të kaloj përtej këmbëve të tij
Mbrojtësi i Malagas, Mikel Villanueva e lejon topin të kaloj përtej këmbëve të tij
Lëvizja e Mikel Villanueva i dhuroi Cristiano Ronaldos shans për të shënuar
Lëvizja e Mikel Villanueva i dhuroi Cristiano Ronaldos shans për të shënuar

Ky aksion, të cilin mund ta shihni edhe në videon më poshtë, është komentuar shumë pas ndeshjes duke u vlerësuar si shumë i dyshimtë./arbresh.info

https://twitter.com/Juan_19U/status/866366610335989761

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme