Google ADS

Barcelona kërkon dorëheqjen e presidentit të La Ligas

18:40 | 3 Prill 2023
Orgesa Haziri

Barcelona ka kërkuar publikisht që presidenti i La Ligës, Javier Tebas të largohet nga posti i tij.

Akuzat e publikuara nga La Vanguardia pretendojnë se Tebas i ka paraqitur prova të rreme prokurorit publik për hetimet kundër Barcelonës.

Barcelona ka shprehur zemërimin, zhgënjimin dhe indinjatën e saj për atë që e ka kategorizuar si prova të rreme për të inkriminuar klubit.

Deklarata vazhdon duke thënë se ata mendojnë se janë viktimë e fushatës mediatike..

“Në ndryshim nga marrëzitë e tij të zakonshme”, vazhdon deklarata, “nuk mund ta imagjinonim kurrë se ai do të paraqiste prova të rreme për të na inkriminuar”.

Toni i fortë vazhdon me akuzat për përdorimin e mediave për të ndikuar opinionin kundër Barcelonës , si pasojë e ‘obsesionit’ dhe ‘mospëlqimit të tij të qartë’ ndaj Barcelonës .

Deklaratat përfundojnë duke kërkuar dorëheqjen e Tebas, nëse ai nuk shpjegohet publikisht përtej postimit në Twitter.

Duket sikur lufta mes Tebas dhe Laportës do të vazhdojë edhe për ca kohë.

Tebas kërkoi që presidenti i Barcelonës të jepte dorëheqjen menjëherë pas zbulimeve të çështjes Negreira nëse ai nuk mund t’i shpjegonte ato, dhe Blaugrana tani është përgjigjur në të njëjtën mënyrë.

Laporta ishte gjithashtu i pari që shpiku termin ‘obsesion’, për të përshkruar atë që ai beson të jetë një fushatë nga Tebas.

Katalanasit janë akuzuar për korrupsion në lidhje me pagesat e bëra ndaj ish-zëvendëspresidentit të komitetit të arbitrave të futbollit spanjoll dhe djalit të tij, në një çështje të ngritur nga zyra e prokurorit publik spanjoll./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme