Barcelona kalon në çerekfinale të Champions League, pasi ka mposhtur Napolin në ndeshjen e kthimit me rezultat 3-1.
Katalunasit gjetën golin e epërsisë shpejtë, ku në minutën e 15-të Fermin Lopez realizoi për 1-0 pas asistimit nga Raphinha.
Vetëm dy minuta më vonë, katalunasit shënuan sërish, ku kësaj radhe pas një kundërsulmi erdhi goli.
Raphinha goditi shtyllën derisa topi i kthyer shkoi te Joao Cancelo i cili realizoi në portën bosh për 2-0.
Napoli u kthye në lojë pasi kaluan gjysmë ore lojë, kur Matteo Politano asistoi bukur te Amir Rrahmani i cili realizoi gol të bukur për 2-1.
Me epërsinë minimale të skuadrës katalunase u mbyllën 45 minutat e para të kësaj ndeshje.
Pjesa e dytë ishte edhe më e gjallë me dy skuadrat që krijuan raste shumë të mira shënimi.
Megjithatë për të parë golin e parë në këtë fraksion loje u desh të pritej minuta e 83-të e ndeshjes.
Vendasit bën një aksion të mrekullueshëm me Sergi Roberton që asistoi te Robert Lewandowski i cili në portën bosh realizoi për rezultatin përfundimtar 3-1.
Kësisoj Barcelona kalon në çerekfinale të Ligës së Kampionëve pas katër vitesh me rezultat të përgjithshëm ndaj Napolit 4-2. /Telegrafi/
Lëkundje tërmeti në Malin e Zi
E shkatërruar nga zjarret, Paris Hilton ndan pamjet e shtëpi...
KQZ mban mbledhjen e radhës, ky është rendi i ditës
Sot shpërndahet Kuvendi i Kosovës
Rruga Shirokë-Zogaj, Rama: Investim me rëndësi për zhvillimi...
PCOS: Shkaqet, Simptomat dhe Mundësitë e Trajtimit për Menax...