Google ADS

Barcelona ka vendosur për blerjen e një mesfushori – lista prej tre kandidatëve potencial

18:29 | 29 Prill 2024
KRG

Barcelona ka vendosur që të transferojë një mesfushor të ri këtë verë dhe tashmë tri opsione janë duke u konsideruar nga klubi, teksa po synohet që të gjendet një ekuilibër ekonomik.

Pasi humbën Sergio Busquetsin sezonin e kaluar, blaugranasit vendosën për transferimin e Oriol Romeut për të plotësuar boshllëkun e lënë nga spanjolli. Sidoqoftë, kjo lëvizje Barcelonës nuk i shkoi sipas planit, pasi 32-vjeçari u paraqit në vetëm 17 ndeshje në ligë.

Për këtë arsye, klubi ka vendosur që të krijojë një listë prej tre kandidatëve potencial, për të përforcuar këtë pozitë.

Sipas Mundo Deportivo, tri emrat në listë janë Guido Rodriguez (Real Betis), Joshua Kimmich (Bayern Munich) dhe Amadou Onana (Everton).

Guido Rodriguez po shihet si blerja më e mundshme për Barcelonën për shkak të problemeve ekonomike dhe mospërputhjes me rregullat financiare të La Ligas. Rodriguez do të ishte në dispozicion si lojtar i lirë, dhe me një pagë të ulët.

Veterani i Bayernit, Kimmich, radhitet si opsion i dytë për shkak të përvojës së tij në këtë pozicion. Mesfushori gjerman gjithmonë ishte lidhur me një kalim tek Barcelona, kjo për shkak se një kohë kishte punuar me ish-trajnerin e Barcelonës, Pep Guardiola.

Onana mbetet opsioni i fundit, por do të ishte më i shtrenjti nga të tre emrat e përmendur. Transferimi i tij në Kataloni do të bëhej i mundur vetëm për një shumë të majme parash. 22-vjeçari ka tërhequr interesimin e disa klubeve të mëdha në Evropë, dhe për këtë arsye Evertoni ka vendosur që t’ia caktojë një çmim prej 100 milionë eurosh./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme