Barcelona ka tre vite që po përpiqet të nënshkruajë me Joao Felix

09:41 | 17 Janar 2022
Lorik Gerbeshi

Barcelona dhe Atletico Madrid kanë ndarë një marrëdhënie mjaft të hidhur në të kaluarën, si brenda ashtu edhe jashtë fushës. Ndeshjet shpesh rezultojnë në debate të zgjatura ndërsa përpjekja për të nënshkruar me një lojtar tjetër bëhet polemikë ligjore.

Pavarëisisht kësaj, lojtarë si Arda Turan, Antoine Griezmann, David Villa dhe Luis Suarez kanë bërë kalimin përtej kufijve në dhjetë vitet e fundit. Dhe sipas raportimeve të  Ruben Uria, Barcelona ka tre vjet që po përpiqet të nënshkruajë me Joao Felix.

Gazetari pretendon se ndërsa Erling Haaland është prioriteti numër një, nënshkrimi i tij do të jetë praktikisht i pamundur pa fituar para nga shitjet e lojtarëve. Si i tillë, ai është i bindur se Blaugranët do të kenë një sy tek Felix.

Felix u transferua te skuadra e Diego Simenone në verën e vitit 2019, për një shumë rekordi për klubin prej 125 milionë eurosh.

Për shkak të stilit dhe pozicionit të tij, ai shihej kryesisht si një zëvendësues për Griezmann, i cili shkoi te Barça për një kosto të ngjashme. Megjithatë, që atëherë ka qenë larg formës së tij më të mirë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme