Viktor Gyokeres është bërë një nga sulmuesit më të kërkuar në Evropë nga top klubet evropiane falë formës së shkëlqyer që po kalon.
Barcelona dëshiron të nënshkruajë me Viktor Gyokeres për 70 milionë euro dhe ta huazojë atë në Sporting CP, raporton David Bernabeu i Diario Sport .
Klauzola e lirimit të suedezit është 100 milionë euro, por Barça beson se sulmuesi mund të largohet për një tarifë më të ulët.
Lëvizja huazuese e Gyokeres do t’i mundësonte Robert Lewandowskit të kalonte një sezon të fundit te Barça para se t’i skadojë kontrata.
Marrëveshja aktuale e polakit me blaugranët skadon në vitin 2025, por ajo do të zgjatet automatikisht për një vit shtesë nëse sulmuesi paraqitet në të paktën 50 për qind të të gjitha ndeshjeve të Barcelonës këtë sezon.
Lëvizja e Gyokeres është ende e vështirë për Barçën pasi ka shumë klube të tjera të interesuara për të blerë shërbimet e 26-vjeçarit.
Viktor Gyokeres ka shënuar 24 gola dhe ka katër asistime në 19 paraqitje për Sporting CP këtë sezon. /Telegrafi/