Barcelona po kërkon ta përforcojë repartin ofensivë për sezonin e ardhshëm, por problemi qëndron tek paratë.
Klubi katalunas ka dy futbollistë në listën e tyre të dëshirave për repartin ofensivë, megjithatë deri më tani ende nuk ka një marrëveshje.
Ylli kolumbian Luis Diaz pëlqehet nga Hansi Flick, megjithatë Liverpooli e vlerëson atë rreth 80 milionë euro që është shumë jashtëzakonisht e lartë për një skuadër si Barcelona që po kalon nëpër një krizë financiare.
Dëshira kryesore e katalunasve për sulmin mbetet Nico Williams që ka edhe një vlerë më të ulët, pasi klauzola e largimit të tij nga Athletic Bilbao është 50 milionë euro.
Por gazeta katalunase Sport ka raportuar se Barcelona ka një plan C nëse dështon transferimi i njërit mes Diaz dhe Nico Williams.
Jadon Sancho është plani C i gjigantit katalunas me sulmuesin anglez që ka një vlerë më të ulët në treg, pasi mund të transferohet nga Man Utd për 40 milionë euro.
Megjithatë katalunasit synojnë që anglezin ta marrin si huazim me të drejtë blerje në fund të sezonit, opsion që mund të pranohet nga Djajtë e Kuq që do ta shmangin pagën e tij.
Gjithsesi për katalunasit Nico Williams dhe Luis Diaz janë dy opsionet e para dhe nëse nuk arrihet njëri prej tyre, atëherë do të tentojnë afrimin e Jadon Sanchos. /Telegrafi/
Gjesti krijon momente magjike në oborrin e BBVK3, në orën 4 ...
“Krishtlindja këtë vit nisi me një mrekulli të vogël”, Rama ...
Bombardimet pakistaneze në Afganistan vrasin 46 persona
Aksident i rëndë në fshatin Dobërçan, katër persona dërgohen...
Serbia ia refuzon Sveçlës kërkesën për vizitë në Luginë, MPJ...
Reduktimet e rrymës, reagon Daut Haradinaj: Hajnia me GEN-in...