Trajneri i Barcelona, Ernesto Valverde ka lënë të kuptohet që ai nuk do të zëvendësojë Neymarin duke blerë ndonjë lojtar tjetër pasi Gerard Deulofeu është duke shkëlqyer në klub.
‘Toffees’ shiten anësorin Gerard Deulofeu te klubi i tij i fëmijërisë pasi lojtari nuk ishte më pjesë e planeve të trajnerit Ronald Koeman, por “Blaugranët” shpresojnë se ai mund të zëvendësojë reprezentuesin brazilian që u transferua te PSG për një tarifë prej 225 milionë euro që edhe theu rekord botëror, transmeton portali arbresh.info.
23-vjeçari shënoi dhe bëri dy asistime kundër Chapecoenses mbrëmjen e kaluar, ndeshje që u zhvillua për nder të tragjedisë në aeroplan që i ndodhi atyre. Ndryshe, kjo ishte hera e parë që Barcelona ka hyrë në fushë qysh pas largimit të sulmuesit Neymar te Paris Saint Germaini.
“Ai (Neymari) ka qenë një lojtar i mrekullueshëm për Barcelonën, por ai nuk është më këtu dhe ne duhet të shikojmë përpara”, tha fillimisht Valverde. “Nuk jam i interesuar për të shikuar prapa. Ne duhet të kthejmë vëmendjen te lojtarët që kemi dhe të rregullojmë problemet që mund të dalin për të fituar ndeshjet”
“Në këtë moment, unë kam disa lojtarë në skuadër që janë duke performuar mirë për mua. Do të shohim nëse diçka zhvillohet. Ne e dimë që ky klub, ashtu si çdo klub tjetër, lëviz bazuar në merkaton”
“Jam i fokusuar më shumë në atë që kam, e gjithë pjesa tjetër mbetet në ajër”.
Trajneri i ri i Barcelonës, Ernesto Valverde aktivizoi klauzolën e riblerjes prej 10 milionë funta për Deulofeun duke sjell sërish anësorin e Evertonit në Nou Camp./arbresh.info
Vendosen posterë në veri me mbishkrimin “Ja ku jemi për Kris...
Qeveria mban mbledhje elektronike, këto janë tri vendimet
Sot i jepet lamtumira e fundit 21-vjeçarit nga Malisheva që ...
Arrestime të kundërligjshme dhe tortura fizike dhe psikologj...
Kosova U-19 synon fitoren tjetër, ja formacioni zyrtar
BE paralajmëron mbështetësit e Rusisë