Barcelona po pret me nervozizëm La Liga-n dhe verdiktin e RFEF për regjistrimin e Dani Olmos dhe Pau Victor, pasi kanë dërguar atë që ata besojnë se janë të gjitha dokumentet e nevojshme për t’i pasur ata sërish në dispozicion.
Sidoqoftë, ata po mbështeten tek një përjashtim i rregullit, me të dy lojtarët që kanë mbetur të paregjistruar dhe afati kohor ka kaluar.
Në teori, të dy lojtarët janë në gjendje të largohen nga klubi si lojtar të lirë në ditën e fundit të afatit kalimtar, pasi pa u regjistruar, ata nuk janë më pronarët e të drejtave të tyre.
Përkundër faktit që klubi ka thënë se ata nuk po mendojnë për ndonjë skenar tjetër përveç atij ku të dy lojtarët do të regjistrohen, gazeta spanjole Sport ka raportuar se blaugranasit kanë krijuar një plan emergjent.
Informacioni është se Barcelona do t’i ofrojë Olmos dhe Victor ndërprerje reciproke të kontratave të tyre. Sidoqoftë ata më pas do të pajtoheshin që të njëjtat kontrata të fillojnë sërish me 1 korrik 2025, kur të rihapet afati kalimtar i transferimeve.
Kjo do të lejonte të dy lojtarët që të gjejnë klube të reja për gjashtë muajt në vazhdim dhe të vazhdojnë të luajnë, para se të rikthehen tek Barcelona, pasi blaugranasit janë të etur që të vazhdojnë bashkëpunimin me ta.
Në këtë rast natyrisht që kërkohet pëlqimi dhe vullneti i të dy lojtarëve që t’i përkushtohen Barcelonës, duke marrë parasysh paratë që mund të humben në këtë proces.
Që të dy lojtarët do të ishin në gjendje të negocionin si lojtarë të lirë në rast se vendosin për të ndërprerë kontratat e tyre në mënyrë të njëanshme, gjë që sipas ligjit kanë të drejtë ta bëjnë./Telegrafi/
Malisheva ndan rrugët me Gentrit Ullurin
Mbi tri orë pritje në Merdarë për të dal nga Kosova, deri në...
Vullneti, Drilonit dhe Gjestit: Xuxi ju ka sfiduar mbrëmë
Bajrami asiston në barazimin e Rangers
Kosova importoi 302 milionë euro mallra nga Shqipëria
Serbia shqyrton mundësi për furnizimet me naftë e gaz pas sa...