Google ADS

Barcelona ka katër top sulmues në listë për ta zëvendësuar Lewandowskin

16:05 | 27 Shtator 2024
R J

Robert Lewandowski është në top formë dhe këtë nuk e mohon askush, por edhe sulmuesi polak po i afrohet moshës 40 vjeçare dhe Barcelona po mendon zëvendësuesin e tij.

Barcelona po monitoron disa sulmues në tregun e transferimeve, thotë Fabrizio Romano në kanalin e tij në YouTube.

Barça nuk e harron faktin që sulmuesi i tyre kryesor Robert Lewandowski po i afrohet 40-vjeçares, pavarësisht faktit se ai thjesht vazhdon të shënojë gola.

Sulmuesit si Benjamin Sesko, Victor Osimhen, Alexander Isak dhe Viktor Gyokeres janë sulmues të rinj dhe pjellorë që mund të marrin menjëherë drejtimin nga Lewandowski në një ose dy vitet e ardhshme.

Nuk përjashtohet gjithashtu që Barça të ndjekë Erling Haaland, megjithëse nënshkrimi i sulmuesit të Manchester City do të jetë një operacion i shtrenjtë që nuk mund të imagjinohet për momentin.

Barca e ka nisur sezonin shumë mirë, duke fituar shtatë ndeshjet e para të ligës me Lewandowski duke shënuar shtatë gola./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme