Tifozët e Barcelona frikësohen që mund të humbasin një tjetër ikonë pas klubi ka konfirmuar që Andres Iniesta nuk është stërvitur me bashkëlojtarët.
Mesfushori 33-vjeçar mungoi në seancën stërvitore këtë mëngjes derisa klubi po vazhdon përgatitjet për sezonin e ri, transmeton portali arbresh.info.
Llogaria zyrtare e Barcelonës në Twitter ka konfirmuar lajmin përmes një postimi në gjuhën spanjolle duke shkruar: “Andres Iniesta nuk ka qenë në stërvitje me lejen e trajnerit”.
Ishte pikërisht shkrimi i njëjtë ditë më parë në të cilin Barcelona konfirmoi që Neymarit i është lejuar të mos jetë pjesë e stërvitjeve para se të finalizonte transferimin rekord prej 222 milionë euro te Paris Saint Germain.
E gjitha që ishte ndryshuar tek postimi i fundit i Barcelonës ishte emri i futbollistit.
Tifozët e gjigantit katalunas frikësohen që spanjolli mund të transferohet te Borussia Dortmundi apo Liverpooli.
Ousmana Dembele dhe Philippe Coutinho janë shënjestrat kryesore të Barcelonës këtë verë, por duket që ata duhet të paguajnë mbi 100 milionë euro për të arritur vetëm shërbimet e njërit prej tyre./arbresh.info
https://twitter.com/FCBarcelona_es/status/895559334549217280
https://twitter.com/FCBarcelona_es/status/892657995670269952
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...