Barcelona raportohet të jetë e interesuar në nënshkrimin me qendërmbrojtësin e Liverpoolit dhe Holandës, Virgil van Dijk.
Holandezi konsiderohet nga të gjithë si mbrojtësi më i mirë në botë sot, transmeton portali arbresh.info. Qysh pas transferimit te Liverpooli, van Dijk ka bërë 84 paraqitje te klubi duke shënuar tetë gola dhe duke krijuar pesë asistime.
Ai ka qenë solid në skuadrën e Jurgen Klopp në mbrojtje ndërkohë që shes shënon edhe gola për shkak të aftësive të tij në ajër. Sipas Nacion Futbolera, Barcelona është e interesuar për të nënshkruar me van Dijk verën e ardhshme.
Kontrata aktuale e 28-vjeçari te Liverpooli skadon në vitin 2023 dhe ai ka një vlerë në merkato prej 100 milionë euro.
Barcelona aktualisht ka lojtarët si Gerard Pique, Clement Lenglet, Samuel Umtiti dhe Jean-Clair Todibo në zemër të mbrojtjes. Van Dijk padyshim se do të startonte nëse shkon në Camp Nou dhe mbrojtja e “Blaugranëve” do të pranonte një fortifikim serioz.
Megjithatë, Liverpooli nuk dëshiron të lejoj largimin e njërit prej lojtarëve të tyre më të rëndësishëm dhe sigurisht se do të kërkonte një tarifë astronomike për holandezin në mënyrë për të shuar interesimin nga Barcelona./arbresh.info/
“Sistem i ri për monitorimin e shkollave”, Rama: Prindërit d...
Burimi diskuton me Drenushën pasi doli i papreferuar këtë ja...
Zgjedhjet e 9 shkurtit, VV-ja shpall zgjedhjet e brendshme p...
Pse “rrugët” e aeroplanëve janë të lakuara dhe jo të drejta?
Balluku: Tuneli i Murrizit drejt përfundimit, ndërtojmë rrug...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...