Barcelona është e interesuar për shërbimet e mesfushorit sulmues të Chelseat, Willian.
Barcelona këtë do ta bëjë nëse dështon të nënshkruajë me yllin brazilian të Liverpoolit, Philipe Coutinho.
Gjiganti katalan ishte refuzuar nga Liverpooli gjatë afatit kalimtar të verës që shkoi edhe pse kishte ofruar 100 milionë euro.
Por skuadra kataluanse Willianin e sheh si plani B, raporton Goal.com, transmeton arbresh.info.
Coutinho kishte bërë kërkesë të transferohej në Nou Camp dhe për këtë arsye Barcelona do të bëjë një ofertë tjetër për të.
Drejtori i Barcelonës, Oscar Grau, ka deklaruar se do të shpenzojnë shumë të mëdha në afatin kalimtar të radhës për të mbuluar largimin e Neymarit.
“Ne jemi të gatshëm ta blejmë Coutinhon në afatin kalimtar të dimrit apo çdo lojtarë që kërkon stafi teknik i Valverdes. Por, duhet të edhe të shesim nëse duam të blejmë”, ka deklaruar Grau.
“Ne duhet ta harrojmë çmimin që është pagaur për Neymarin. Pas taksave ne kemi pranuar 188 milionë euro të hyra dhe një rritje direkte në buxhetin e klubit për 144 milionë euro”, përfundoi Grau.
Barcelona në rast të dështimit me Coutinhon, atëherë do të hedhin forcat në drejtim të Chelseat për të nënshkruar me Willian.
Willian dhe Coutinho ndajnë të njëjtin agjent, Giuliano Bertolucci.
29 vjeçari ka kontratë me Chelsean deri në qershor të vitit 2020. Ai në këtë sezon ka shënuar vetëm katër gola në të gjitha garat për kampionin anglez. /arbresh.info/
Kryeministri libanez shpreson për ‘faqe të re për Libanin’ p...
Shqipëria 2030 në BE, Rama: Plotësisht e mundur
Regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut
Abdixhiku pret në takim ambasadorin e Zvicrës, flasin për zg...
Kurti: Forca jonë po rritet vazhdimisht, Republika po fuqizo...
Sulmuesi kuqezi Jasir Asani shënon sërish me fanellën e Guan...