Barcelona është duke menduar të provojë të transferojë mbrojtësin e PSG-së, Laywin Kurzawa kur t’i skadojë kontrata në fund të sezonit.
Francezi pritet të largohet nga “Parku i Princave”, pas pesë sezoneve me gjigantin francez, transmeton portali arbresh.info.
27-vjeçari që një kohë është i lidhur me transferimin te Arsenal, por gjiganti anglez e ka bërë prioritet përmirësimin e Bukayo Saka.
Sipas Diario Sport, Barcelona i është bashkuar garës për Kurzawa dhe gjithçka do jetë më e lehtë me agjentin e ri të lojtarit, Kia Joorabchian që ka lidhje të mira me gjigantin katalunas.
Barcelona planifikon ta shesë Junior Firpo-n në verë, pasi dështoi në sezonin e parë në “Camp Nou”, ndërsa Kurzawa do garojë me Jordi Alaba-n për formacionin e parë.
Francezi me PSG ka fituar tri herë Ligue 1 dhe tri herë Kupën e Francës./arbresh.info.
Aksidenti në rrugën Pejë-Prishtinë, 22 persona marrin trajti...
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...
Mungesa e energjisë elektrike, ministria e Ekonomisë del për...
Mbesin pa ujë deri nesër dy fshatra të Vushtrrisë