Ish-ylli i Liverpool, Philippe Coutinho do t’iu ofrohet dy gjigantëve evropian gjatë afatit veror, pavarësisht lidhjeve me rikthimin në “Anfield”.
Braziliani u largua në Liverpool para dy viteve për tu transferuar te Barcelona, mirëpo këtë sezon është huazim te Bayern Munich, transmeton portali arbresh.info.
Thuhet se Coutinho në fund të sezonit do rikthehet në Spanjë, derisa agjenti i 27-vjeçarit ka kërkuar nga Barcelona ta transferojë te Juventus ose PSG.
Bayern mund ta blejë sulmuesin në verë për 120 milionë euro, por sipas Mundo Deportivo, gjiganti gjerman nuk do ta kompletojë transferimin sepse vlera e kërkuar është shumë e madhe.
Nga ana tjetër, besohet se kampioni i Spanjës do e përdorë Coutinhon si pjesë e marrëveshjes për Neymar, ky i fundit pritet të rikthehet në “Camp Nou” në sezonin e ardhshëm./arbresh.info.
Guardiola tregon se a do të përforcohen gjatë afatit kalimta...
Dështon “premtimi” për 30 autobusë të rinj në vitin 2024, sh...
Çfarë dihet deri më tani për sulmin në Magdeburg?
Në dy raste të ndara policia arreston dy persona për armëmba...
Monitorim 24 orë me kamera për ujësjellësit, Balluku: Rritje...
Shfaqen grafite me simbolin serb në veri