Barcelona është e gatshme ta shesë mbrojtësin, Samuel Umtiti te Manchester United.
Francezi në vitet e fundit është i lidhur me transferimin në “Old Trafford”, transferim i cili gjithmonë ka dështuar në momentin e fundit, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Sport, Barcelona është e hapur për ta shitur 26-vjeçarin dhe si zëvendësim i tij e shohin qendërmbrojtësin e Villareal, Pau Torres.
“Djajtë e Kuq” janë klubi më i interesuar për shërbimet e fituesit të Kupës së Botës, por Barcelona kërkon 50 milionë euro për kartonin e lojtarit.
Ka spekulime se Umtiti mund të përfshihet në marrëveshjen për yllin e PSG-së, Neymar.
Këtë sezon Umtiti ka bërë nëntë paraqitje në La Liga në formacionin e parë dhe tri paraqitje në Ligën e Kampionëve./arbresh.info.
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
U kapën duke kontrabanduar municion nga Serbia,
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...