Klubi katalunas, Barcelona ende shpreson në titullin kampion në La Liga për sezonin 2024/25 dhe kështu i ka vendosur vetes një objektiv shumë të vështirë.
Sipas gazetarit të AS, Javier Miguel, Barcelona shpreson dëshpërimisht që Real Madridi të humbasë të paktën edhe dy pikë të tjera nga tani deri në El Clasico tjetër më 21 mars.
Barça beson se mund ta mposht Real Madridin në Santiago Bernabeu, gjë që do të zvogëlonte diferencën e Real Madridit në garën për titull në vetëm tre pikë me gjashtë ndeshje para fundit.
Real Madrid ka një ecuri më të lehtë të ndeshjeve nga tani deri te El Clasico me ndeshjet kundër Valencias (jashtë), Celta Vigo (në shtëpi), Osasuna (jashtë), Bilbao (në shtëpi) dhe Mallorca (jashtë). Barça po pret një gabim për Los Blancos në një nga ato ndeshje.
Megjithatë, është Barça ajo që ka ndeshjet më të vështira para El Clasicos. Ata përballen me Bilbaon (jashtë), Mallorca (në shtëpi), Atletico Madrid (jashtë), Las Palmas (në shtëpi) dhe Cadiz (jashtë) përpara udhëtimit për t’u përballur me Real Madridin.
Në të vërtetë, gjithçka mund të ndodhë ende në La Liga me 12 ndeshje për të luajtur, por titulli i këtij viti është në duar të Real Madridit dhe vetëm Los Blancos mund ta humbin atë. /Telegrafi/
Rikthehet historia me Atillën, Drenusha: Nuk kam ardhur të l...
Haradinaj për asociacionin: Në javën e parë të qeverisjes do...
Kurti: Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk kanë mosmarrëveshje...
Abdixhiku: Ndryshimi po vjen, ata që mashtrojnë nuk do të sh...
Bluesky me një qasje që do ta ndryshojë nga X dhe Threads
Të përfshirë në trafikimin e emigrantëve, ndalohen 3 punonjë...