Barcelona i vendos çmim të ri superyllit Neymar

22:57 | 30 Qershor 2017
Arbresh Info

Neymar vlen më pak sot (e premte, 30 qershor), sesa do të vlej nesër (e shtunë, 1 korrik).

E gjithë kjo për shkak se duke filluar nga muaji korrik, çmimi i yllit të Barcelonës do të rritet për të gjithë ata që janë të interesuar për të nënshkruar me të si rezultat i kontratës së nënshkruar verën e kaluar me klubin katalunas.

Lexo edhe: Dasma e superyllit Lionel Messi, zbulohet lista e të ftuarve

Klauzola e lëshimit të reprezentuesit brazilian do të rritet dukshëm, transmeton portali arbresh.info. Një klauzolë lëshimi që do të ndryshojë gjatë kohës së tij në Camp Nou.

Klauzola e tij prej 190 milionë euro është rritur vitin e kaluar (2016) në 200 milionë, por duke filluar nga muaji korrik i sezonit 2017/18, klauzola e tij do të rritet në 222 milionë euro. Në tri vitet e tij të fundit të marrëveshjes ( sezonet  8-19, 19-20, 20-21), klauzola e tij do të rritet sërish, deri në 250 milionë.

Lexo edhe: Ronaldinho tregoi se është ende mbreti me këtë aftësi që shfaqi ndaj Man Utd (VIDEO)

Pavarësisht se rinovoi kontratën me Barcelonën, Neymar vazhdon të kërkohet nga shumë klube të mëdha në Evropë, edhe pse sulmuesi ka shprehur disa herë dëshirën e tij për të vazhduar qëndrimin te “Blaugranët”./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme