Google ADS

Barcelona i vendos çmim të lartë Arda Turanit

18:25 | 27 Qershor 2017
Arbresh Info

Arda Turan nuk është pjesë e formacionit startues te Barcelona dhe për shkak të kësaj, mesfushori është duke menduar largimin nga Camp Nou pavarësisht performancave impresive sezonin e kaluar.

Shitja e tij mund të gjeneroj fonde te trajneri Ernesto Valverde për të nënshkruar me shënjestrat e tij, transmeton portali arbresh.info. Me këtë në mendje, Barcelona është duke u përpjekur sa më shpejtë për të siguruar shitjen e tij.

Uebfaqja turke ‘Fanatik’ raporton që klubi do t’i dëgjoj ofertat që shtrohen për mesfushorin që janë rreth 65 milionë.

Edhe pse është një lojtar i mrekullueshëm, qëndrimi i tij në skuadër dhe mosha e tij mund të bëjnë që lojtari të largohet edhe për ndonjë shumë më të vogël./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme