Barcelona i shpenzoi 92 milionë euro në formë të bonuseve dhe shtesave për futbollistët e vet për sukseset e tyre në La Liga dhe në Superkupën e Spanjës gjatë sezonit 2018/19.
Gjithsej, klubi katalonas i shpenzoi 525 milionë euro në paga të futbollistëve dhe trajnerëve gjatë sezonit të kaluar. 475 prej këtyre 525 milionë eurove shkuan në xhepat e lojtarëve, transmeton Gazeta Express.
Shpenzimet e Barcelonës për pagat e lojtarëve është njëra ndër problemet më të mëdha te klubet. Në buxhetin që u aprovua nga anëtarët e bordit drejtues të klubit të dielën besohet se ka pasur ulje në paga.
BARÇA – SEVILLA
Sezonin e kaluar, Barcelona i shpenzoi 671 milionë euro në paga dhe bonuse. Këtë sezon, kjo shifër pritet të bie në 642 milionë euro, pasi që pagat janë ulur për tre për qind ndërsa bonuset për gjashtë për qind.
Për të bërë transferime të tjera, bordi i Barcelonës e di se ata duhet të gjejnë zgjidhje për disa nga lojtarët që paguhen më së shumti, si Ivan Rakitici, Ousmane Dembele e Samuel Umtiti, të cilët besohej se do të largoheshin gjatë afatit kalimtar të verës.
“Ishte vërtet e vështirë siç prisja të ishte”, deklarata e J...
Hamza nesër tubim në Zvicër: Pa diasporën, Kosova nuk do të ...
Trump emëroi 27-vjeçaren Karoline Leavitt si zëdhënëse të Sh...
Hoxha: Polici efektive në luftën ndaj krimit dhe e afërt me ...
Edi ka një kërkesë specifike ndaj Anisës
Drenusha vendos t’i “maltertojë” banorët e ngujuar në kafaz