Google ADS

Barcelona i falet Raphinhas, në fitoren e mundimshme ndaj Bilbaos

23:11 | 12 Mars 2023
E.H

Barcelona ka fituar 1-0 në udhëtim te Athletic Bilbao në kuadër të javës së 25-të në La Liga.

Qysh në minutën e dytë, katalunasit rrezikuan portën e vendasve me anë të Ferran Torres, por goditja e tij përfundoi jashtë.

Bilbao lëshoi mundësi edhe më të mira pas gjysmë ore lojë, pasi Inaki Williams dhe Raul Garcia dështuan të shënonin nga afërsia.

Ishte minuta e 45+1-të kur Raphinha shënoi golin e vetëm në ndeshje edhe pse gjyqtarit iu dashtë ndihma e VAR-it për të shikuar nëse ishte për pozicion jashtë loje ose jo, shkruan telegrafi.

Në minutën e 52-të, Robert Lewandowski i iku mbrojtjes kundërshtare, por goditja e tij ishte e pasaktë.

Bilbao rrezikoi më pas me anë të Alex Berenguer (72’), mirëpo as ky nuk ia doli ta mposhte Marc andre ter Stegen.

Vendasit vazhduan me presion deri në fund, duke shpresuar ta merrnin së paku një pikë, dhe këtë menduan se e arritën nëpërmjet Inakit, që realizoi për 1-1 në minutën e 88-të, por VAR-i sinjalizoi se ishte lojë me dorë.

Pas javës së 25-të, Barcelona vazhdon të jetë lidere me 65 pikë, ndërsa në xhiron e 26-të e zhvillojnë El Clasicon me Real Madridin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme