Gjiganti katalunas synon ta transferojë futbollistin e Leipzigut në afatin kalimtar të janarit.
Barcelona po planifikon të përforcohet në afatin kalimtar të janarit.
Gjiganti katalunas është zhvendosur në Gjermani, ku ia ka vënë syrin Dani Olmos.
Mediumi “El Nacional” raporton se Barça i ka bërë gati 30 milionë euro për futbollistin spanjoll.
Olmo ishte pjesë e akademisë La Masia të Barçës dhe do të rikthehej me kënaqësi në klubin e fëmijërisë.
Mbetet të shihet nëse klubi nga Bundesliga do të jetë i gatshëm për ta shitur yllin e tij.
Olmo është pjesë e Kombëtares së Spanjës dhe kishte shënuar gol ndaj Kosovës në kualifikimet e Botërorit.
Krahas tij, “Blaugrana” i kanë edhe disa alternativa. /GE/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...