Google ADS

Barcelona i bashkohet garës për transferimin e yllit të ri spanjoll

15:02 | 1 Maj 2023
A Z

Barcelona raportohet se është klubi i fundit që ka shprehur interesim për talentin e Celta Vigos, Gabri Veiga.

20-vjeçari ka bërë bujë në La Liga këtë sezon me nëntë gola dhe katër asistime deri më tani në vitin e tij të parë si lojtar i rregullt në skuadrën e Celtas, transmeton Gazeta Express.

Presidenti i klubit spanjoll, Carlos Mourino, ka pranuar se pret që Veiga të largohet me çmimin prej 40 milionë eurosh, që është i vendosur në klauzolën e tij të largimit.

“AS” kishte raportuar më herët Liverpool, Manchester United, Manchester City, Bayern Munich dhe Real Madrid kanë zhvilluar bisedime për transferimin e mesfushorit spanjoll. Së fundmi Pini Zahavi është emëruar si agjent i tij.

Por, sipas mediumit spanjoll, tani edhe Barcelona ka shfaqur interesim për të riun e Celta Vigos.

Ndoshta nuk është për t’u habitur që ky raport është shfaqur tani, me Zahavi që mban lidhje të ngushta me Barcelonën pas një marrëveshjeje për të transferuar Robert Lewandowskin në “Camp Nou” verën e kaluar.

Problemi mbetet te çështja se Barça po përballet me probleme financiare dhe nuk është e sigurt nëse do të ishte në gjendje për të paguar klauzolën e Gabri Veigas.

Të ngjashme