Barcelona hyn në garë për Pochettinon

09:38 | 21 Nëntor 2019
Arbresh.info

Mauricio Pochettino ka përfunduar në radarin e klubit të madh katalunas, Barcelona.

Pochettino është pa punë tani pasi u shkarkua nga detyra te Tottenhami gjatë ditës së martë.

Sipas mediumit britanik The Sun, Barcelona është e gatshme të luftojë me Bayern Munichun për të emëruar Pochettinon si trajnerin e tyre të radhës.

Por, ai si duket nuk do të mbetet pa punë pasi shumë klube të mëdha evropiane janë vënë pas tij.

Barcelona është e interesuar ta emërojë atë si pasardhësin e Ernesto Valverdes në qoftë se karrigia e tij lëkundet në vazhdim.

Argjentinasi, megjithatë, më parë ka deklaruar se nuk do të interesohej të punonte në Camp Nou për shkak të afrimitetit të tij me Espanyolin. /Telegrafi/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme