Google ADS

Barcelona humbë talentin e radhës, Jurado konfirmon largimin

23:46 | 29 Qershor 2020
Arbresh Info

Talenti Marc Jurado, është lojtari i radhës që do largohet nga Barcelona gjatë kësaj vere dhe pritet t’i bashkohet Manchester United-it.

16-vjeçari ka refuzuar kontratën nga klubi katalunas sepse thuhet se ka arritur marrëveshje me “Djajtë e Kuq”, transmeton portali arbresh.info.

Jurado përmes një postimi në Instagram e ka bërë të qartë se do largohet gjatë kësaj vere.

https://twitter.com/albert_roge/status/1277649388945518595

Jurado ishte pjesë e kadetëve, ndërsa do të promovohej në Juvenil B, por nuk e ka pranuar këtë mundësi.

Thuhet se United do paguajë 1.5 milionë euro për lojtarin./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme