Google ADS

Barcelona heq dorë nga transferimi i Neymar-it

17:34 | 12 Korrik 2020
Arbresh Info

Barcelona është dorëzuar në garën për rikthimin e sulmuesit të PSG-së, Neymar në “Camp Nou”.

Braziliani i cili u largua nga gjiganti katalunas në vitin 2017, është i lidhur që disa vite me rikthimin te Barcelona, por marrëveshja ka dështuar shkaku i financave të kampionit momental të Spanjës, transmeton portali arbresh.info.

Këtë herë pandemia e koronavirusit ka ndikuar që Barcelona të mos mundet ta rikthejë 28-vjeçarin, kartoni i të cilit vlen mbi 150 milionë euro.

Thuhet se Real Madrid mund të përfitojë nga kjo situatë dhe Florentino Perez të bëjë ëndrrën realitet duke e transferuar kapitenin e Brazilit.

PSG për Neymar kërkon 150 milionë euro, por kjo vlerë mund të zbritet shkaku i pandemisë së koronavirusit.

Neymar këtë sezon ka shënuar 13 gola në Ligue 1, derisa mbesin në garë për Ligën e Kampionëve, ku në çerekfinale do përballen me Atalanta-n./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme