Barcelona nuk është e interesuar më për të nënshkruar me mbrojtësin e krahut të djathtë te Arsenalit, Hector Bellerin.
Bellerin dëshiron të rikthehet në Spanjë, por transferimi te gjiganti spanjoll thuhet se ka dështuar, transmeton portali arbresh.info. Klubi i fëmijërisë së tij, Barcelona nuk është më e interesuar për të rikthyer lojtarin aty ku nisi karrierën.
Barcelona raportohet se është e lumtur me Nelson Semedon si pjesë e skuadrës startuese në krahun e majtë dhe nuk ka në plan të përforcoj këtë pozitë për sezonin e ardhshëm.
Raportet sugjerojnë që Bellerin nuk është gjithashtu më pjesë e planeve të trajnerit Arsene Wenger. Kjo ka ndodhur pas disfatës kundër Brightonit, pasi Bellerin ishte lënë jashtë formacionit startues duke u zëvendësuar nga Calcum Chambers.
Spanjolli do të mungoj edhe në ndeshjen e sotme kundër AC Milani derisa vazhdon rikuperimin nga lëndimi./arbresh.info/
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...
Aktrim lidhur me ngjarjet, Gresa përplaset me Vullnetin, Dre...
Prishtina i bashkohet Paradës së Shqiptarëve në Tiranë, Veli...
Drenusha e quan Gjestin përndjekës të femrave
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin
Dymbëdhjetë ushtarë britanikë lëndohen në një aksident trafi...