Barcelona e di se sa të rëndësishëm mund të jenë në të ardhmen Gavi dhe Ronald Araujo dhe klubi dëshiron që t’i lidh ata me kontrata të reja për disa vite.
Megjithatë, përpjekjet e klubit katalanas deri më tani kanë qenë të pasuksesshme, me të dy lojtarët që kanë refuzuar ofertat e fundit.
Barcelona ka ofruar kushte të përmirësuara për Gavi dhe Araujo në krahasim me ofertat e mëparshme, por të dy lojtarët ende i shohin këto kushte si të pamjaftueshme.
Oferta fillestare e Barcelonës për të dy lojtarët është shumë e ultë, sikurse që kishte bërë klubi edhe me emra si Sergi Roberto dhe Ousmane Dembele.
Koha është e rëndësishme për Barcelonën, pasi këtyre dy lojtarëve nuk u mungojnë ofertat nga klubet e njohura të gjithë futbollin evropian.
Një numër klubesh janë të interesuara për Araujon, dhe Manchester United është favorit për nënshkrimin e uruguaianit.
Edhe Chelsea po e ndjek 23-vjeçarin, megjithatë kjo marrëveshje duket e vështirë për momentin duke pasur parasysh problemet financiare që po përjetojnë blutë.
Ka klube të ndryshme në të gjithë Evropën që janë të interesuara për Gavi.
Ai është vetëm 17 vjeç dhe do të ishte një opsion i shkëlqyer për këdo që e blen, por deri më tani prioriteti i tij ka qenë rinovimi i kontratës së tij me Barcelonën.
Nënshkrimet që Barcelona do të bëjë përpara sezonit të ardhshëm po ndikojnë negativisht në negociatat me përfaqësuesit e Gavi dhe Araujo.
Andreas Christensen luan në të njëjtin pozicion si Araujo dhe do të fitojë 6 milionë euro në vit.
Kjo pagë vjetore është më e lartë se ajo që Barcelona po propozon për kontratën e re të Araujos.
Ndërkohë, një situatë e ngjashme është edhe për Franck Kessie, i cili luan në të njëjtin pozicion me Gavin.
Një problem tjetër për Barcelonën është se kontratat e Gavi dhe Araujo skadon në qershor 2023.
Barcelona dëshiron të arrijë një marrëveshje para fillimit të afatit të verës, sepse nëse nuk e bën këtë do të shikojë shitjen e mundshme të të dyve në mënyrë që të mos largohen falas verën e ardhshme.
Megjithatë, Blaugranët janë të bindur se do të arrihet një marrëveshje përkundër situatës aktuale, e cila është e komplikuar për momentin.
Mbledhja e KQZ-së dështon, VV revoltohet për afatin e regjis...
Nesër, nga ora 15:00, mbyllet qarkullimi në segmentin Kijevë...
Ismaili: Dërgesat e mërgatës deri në muajin shtator 2024 arr...
Leo i nervozuar me veprimin e Vullnetit
‘Mbylle gojën’, ‘përndjekëse’, debat i ashpër mes banorëve
Munter: SHBA-ja nuk do të ketë më qasje tradicionale ndaj Ko...