Barcelona raportohet të jetë duke u përgatitur për të hapur bisedimet me Willianin.
31-vjeçari ka qenë një lojtar kryesore te skuadra nën udhëheqjen e Frank Lampard këtë sezon duke kontribuar me tri gola dhe tri asistime brenda 15 paraqitjeve te “Blutë” në të gjitha kompeticionet, transmeton portali arbresh.info.
Reprezentuesit brazilian do t’i skadojë kontrata në Stamford Bridge verën e kaluar, gjë që do të thotë se lojtari është i lirë për të hapur bisedimet në janar me ndonjë klub jashtë Anglisë.
Bazuar në Mundo Deportivo, Barcelona, e cila thuhet se është admiruese që një kohë të gjatë e futbollistit, dëshiron të zhvillojë bisedime me të me shpresën për të siguruar nënshkrimin e tij para verës së ardhshme.
Willian ka shënuar 55 herë brenda 307 paraqitjeve për “Blutë” qysh pas arritjes së tij nga Anzhi Makhachkala në vitin 2013.
Sulmuesi ka fituar dy tituj në Premierë Ligë, një FA Kupë dhe Evropa Ligën gjatë kohës së tij në Stamford Bridge./arbresh.info/
Sylvinho përzgjedh formacionin anti-Çeki
Shtohen masat e sigurisë në ndeshjen Shqipëri – Çeki
Driloni kujton këngët e fëmijërisë, Gresa i këndon
Arrestimi i të dyshuarit për sulm ndaj KFOR-it, Elshani: Nuk...
Reagon, Amir Rrahmani: Ne jemi Kosova
Alarm në Paris/ Pronari i restorantit mban peng punëtorët e ...