Google ADS

Barcelona godet Ronaldon: Messi është lojtari më i mirë në histori

21:08 | 12 Dhjetor 2017
Arbresh Info

Zëdhënësi i Barcelonës për bordin e drejtorëve, Josep Vives ka mbajtur një konferencë për shtyp duke shpjeguar vendimet që janë marrë nga klubi në takimin e fundit.

Kur është pyetur nga mediat e pranishme rreth deklaratës së fundit të Cristiano Ronaldos se është lojtari më i mirë në botë, Vives tha:

“Ne e respektojmë Topin e Artë dhe Cristiano Ronaldon. Ne gjithmonë e kemi konsideruar atë si një lojtar të mrekullueshëm dhe konkurrent të madh. Këtu në Camp Nou, ne e shohim lojtarin më të mirë në histori çdo dy avë, i cili është Lionel Messi”

Vives ka diskutuar gjithashtu të ardhmen e mbrojtësi Javier Mascherano duke thënë se nuk do t’i përgjigjen oferta për yllin e tyre.

Barcelona pret në Camp Nou skuadrën Deportivo La Coruna këtë të diele./arbresh.info/

Të ngjashme