Dani Alves u dënua me katër vjet e gjysmë burg për sulm seksual në qytetin e Barcelonës më 30 dhjetor 2022.
Alvesi përveç dënimit me burg që morri, ai u godit edhe nga ish-skuadra e tij Barcelona, shkruan Arbresh.info.
Siç bëjnë të ditur mediat katalane, Barcelona ka larguar Dani Alvesin plotësisht nga historia e saj duke e larguar nga lista e 102 futbollistëve legjendar të klubit.
Kjo ishte një detyrim për Barcën, pas shpalljes së fajësisë së ish-futbollistit brazilian.
DANI ALVES NO ES MÁS LEYENDA DEL BARCELONA ❌💥
🔴🔵🇪🇸 El Barcelona retiró a Dani Alves de la condición de futbolista de leyenda del club luego de que el brasileño sea condenado a cuatro años y medio de prisión por violación pic.twitter.com/NFb1HAfxZR
— Diario Olé (@DiarioOle) February 26, 2024
Kujtojmë se Alves ka fituar këtë status pas 408 ndeshjeve të luajtura me skuadrën blaugrane, gjatë tetë sezoneve.
Ai fitoi gjashtë La Liga, tre Champions League, tri Kupa të Botës për klube, tri Superkupa Evropiane, katër Kupa të Mbretit dhe katër Superkupa të Spnjaës.
Braziliani ka qenë pjesë e Barcelonës nga viti 2008 deri në 2016, teksa u transferuar tek Juventusi.
Ndërsa Alves sezonin e fundit me Barçën e luajti në vitin 2021/22, kur zgjodhi të rikthehej që t’i ndihmoj Barëlonës pas një periudhe të rëndë që po kalonte./Arbresh.info/
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Osmani udhëtoi për vizitë pune në Kolumbi
Kumbaro ndan pamje nga pazari i Gjirokastrës nën atmosferën ...
Vdekja e një punëtori në Prizren, arrestohen tre menaxherët ...
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...