Barcelona aktualisht po punon në tre largime, Vitor Roque (huazim te Real Betis), Clement Lenglet (huazim te Atletico Madrid) dhe Mikayil Faye (transferim i përhershëm në Rennes).
Drejtuesit e klubeve shpresojnë që këto largime të jenë të mjaftueshme për të regjistruar më në fund Dani Olmo në La Liga, dhe kwto largime gjithashtu mund të ndihmojnë në ofertën e tyre për të nënshkruar me Federico Chiesan.
Chiesa është shfaqur si objektivi kryesor i Barcelonës. Tashmë palët janë rënë dakord për kushtet personale dhe në ditët në vijim pritet t’i dërgohet një ofertë hapëse Juventusit.
Sipas Di Marzio, të gjitha palët e përfshira në marrëveshje janë gjithnjë e më të sigurt se ajo do të mbyllet përpara mbylljes së afatit kalimtar veror të premten.
Është raportuar gjerësisht se Juventus po kërkon rreth 15 milionë euro. Nëse Barcelona siguron një marrëveshje për afërsisht këtë shumë, mund të jetë një nënshkrim relativisht i mirë.
Megjithatë, ka një rrezik në këtë marrëveshje, pasi Chiesa ka pasur vështirësi në vitet e fundit me lëndime. /Telegrafi/
Vazhdon “magjia” e Cole Palmer në Premier League
Evertoni i ndali me barazim tre gjigantët e Premier Leagues ...
39 vjet burgim dhe 260 mijë euro gjobë për 9 të akuzuarit në...
Dëmtohet kablloja elektrike nënujore që lidh Finlandën dhe E...
Pritjet në piken kufitare te Dheu i Bardhë mbi gjysmë ore
Presidenti i FFK-së takohet me kryetarin e Gjilanit, diskuto...