Djelmosha e Ernesto Valverdes janë në finalen e Kupës së Mbretit, dy fitore larg triumfit në La Liga dhe në gjysmëfinale të Ligës së Kmapionëve ku do të përballen me Liverpoolin.
Pavarësisht se ka një ngurrimi brenda klubit dhe nuk duan të flasin për triumfin e trefishtë, të besuarit e Ernesto Valverdes janë vetëm gjashtë hapa larg.
Triumfi në Ligën e Kampionëve, kampionat dhe Kupë u arrit së pari nën drejtimin e Pep Guardiolës në sezonin 2008/09.
Ajo u përsërit me Luis Enriquen në sezonit 2014/15.
La Liga
Barcës i duhet vetëm edhe gjashtë pikë për të qenë kampion në La Liga matematikisht.
Ndeshja e radhës është ndaj Alavés, ndërsa Atletico luan me Valencian.
Pas saj në shtëpi gjatë fundjavës kur mund të festohet edhe titulli, Barcelona e pret Levanten.
Kupa
Trofeu tjetër që është rrugës është Kupa e Mbretit.
Barça mund ta marr titullin e tyre të pestë me radhë më 25 maj, ku përballen me Valencian në stadiumin e Betisit, Benito Villamarín.
Nga Kupa e kanë eliminuar Real Madridin me dy ndeshje.
Liga e Kampionëve
Liga e Kampionëve nuk ka qenë kurrë më afër për Barcelonën në vitet e fundit.
Në gjysmëfinale kanë përballë Liverpoolin që ishte finalist sezonin e shkuar, ndërsa nëse e kalojnë përballen me fituesin Tottenahm- Ajax.
Finalja zhvillohet më 1 qershor në Madrid. /Telegrafi/
Raphinha i pandalshëm edhe me Brazilin
Haradinaj: Doracaku i edukatës seksuale, sulm ndaj vlerave k...
Maqedonia e Enis Bardhit fiton dhe siguron kalimin në Ligën ...
Tonali vendimtar, Italia shënon fitore minimale ndaj Belgjik...
Të hënën, Qeveria e Kosovës dhe e Maqedonisë së Veriut mbajn...
Leo e pranon hapur: Kam pëlqim për Lelën dhe po përshtatemi ...