Pasojat nga eleminimi i Barcelonës nga Liga e Kampionëve të mërkurën mund të jenë shumë më serioze nga çka parashikohej. Pas humbjes zhgënjyese ndaj Bayern Munchen në “Allianz Arena”, trajneri, Xavi Hernandez këmbënguli se nevojiten ndryshime për ta rikthyer skuadrën në majat e së kaluarës.
Me afatin kalimtar të janarit që po afron, gjigandët katalanas thuhet se janë gati të bëjnë disa ndryshme të mëdha në skuadrës.
Në të vërtetë, Gerard Romero raporton se Barça ka shënuar në listën e transferimeve portierin e parë, Marc-Andre ter Stegen, ndërsa ata janë gjithashtu të përgatitur të dëgjojnë ofertat për Sergino Dest dhe Frenkie de Jong.
Emri i ter Stegen është lidhur me një largim prej disa kohësh. Forma e reprezentuesit gjermanë është ulur pak që nga dëmtimi i gjurit në fillim të këtij viti që kishte nevojë për operacion. Reprezentuesi gjerman ishte fajtor për golin e dytë të Bayernit të mërkurën pasi ai nuk arriti të përballonte goditjen e Leroy Sane nga distanca.
Ish-portieri i Borussia Monchengladbach është një nga fituesit më të mëdhenj në librat e klubit dhe është një lojtar që mund të marrë gjithashtu një tarifë të konsiderueshme transferimi. Pra. Shkarkimi i tij do të kishte kuptin financiarisht për Barcelonën, me 29-vjeçarin të lidhur vazhdimisht me Bayern Munchen.
Ndërkohë, Dest ka dështuar të përformojë në nivelin e pritur që nga ardhja e tij nga Ajax vitin e kaluar. Ylli i Kombëtares së Amerikës pati vështirësi në të dyja paraqitjet e tij nën Xavin dhe ishte i dobët në ndeshjen kundër Real Betis dhe Bayern.
Raportet e fundit kanë treguar se 21-vjeçari është i pakënauqr me situatën në “Camp Nou” dhe po kërkon largimin, me Bayern Munchen destinacionin e tij të preferuar. Barça tani do të jetë e hapur për ofertat për ish-anësorin e Ajaxit nëse do të vijnë.
Emri i fundit në listë, sipas përditësimit të Romeros është ai i mesfushorit, Frankie de Jong. Holandezi ishte një nga lojtarët më të mirë të blaugranëve sezonin e kaluar, por ka pasur luhatje deri tani këtë edicion. Megjithatë, ai vlerësohet maksimalisht nga Xavi, i cili besohet se e sheh atë si një “të paprekshëm”.
Por, me situatën financiare të tillë si është Barcelona, taniu do të shqyrtojnë ofertat për ish-yllin e mesfushës së Ajaxit, me shpresën për të gjeneruar fonde.
Nëse këto largime realizohen, kjo mund t’u sigurojë peshave të rënda katalanase mjetet për të nënshkruar objektivin e tyre kryesor, Ferran Torres. Xavi është i prirur të shtojë sulmuesin e Manchester Cityt në radhët e tij, por fondet ishin një problem. Sidoqoftë, nëse Barça do të jetë në gjendje të shesë disa nga yjet e saj fitimprurës, një lëvizje për përfaqësuesin spanjoll mund të lehtësohet./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...