Barcelona ka bërë kontratën e re për mbrojtësin e krahut të djathtë, Nelson Semedo.
Portugezi u transferua te gjiganti katalunas në vitin 2017 për 30 milionë euro nga Benfica, ndërsa i ka mbetur edhe dy vite kontratë, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Marca, Barcelona ka plan t’ia vazhdojë kontratën edhe për tri vite, e cila do e mbaje Semedo-n në “Camp Nou” deri në vitin 2025.
Mirëpo, shkaku i pandemisë së koronavirusit negociatat janë shtyrë.
Semedo është i vetëm mbrojtës i krahut të djathtë te Barcelona sepse Sergi Roberto është duke luajtur në pozicione të ndryshme./arbresh.info.
Suedia porosit tanke me vlerë gati dy miliardë dollarë
Flamuri në Ambasadën e SHBA-së valon në gjysmështizë
Superliga e basketbollit vjen sonte me dy superduele
Lajçak takon shefin e OKB-së, flasin për Ballkanin Perëndimo...
Shkupi ende mbetet qyteti më i ndotur në Evropë
Interi përgatit ofertën e janarit për yllin e Arsenalit